
Presidenti i FSHF, Armand Duka, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se objektivi i Shqipërisë është kualifikimi në Europianin e vitit 2024.
Duka u shpreh se Shqipëria nuk është më e dobët se Polonia dhe Ccekia, por shtoi se një gafë në ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroje, do e vështirësonet rrugën.
Në mars fillojmë kualifikueset e Europianit. Siç ndodhi në 2016, duhet të ndodhë edhe në 2023. Gjëja kryesore është besimi i vërtetë i ekipit dhe bashkimi i forcave, për ta çuar Kombëtaren në Europian. Diferencat në futboll sot i bën bashkimi i gjërave. Ne bazën e kemi, futbollistët me kualitet i kemi. Grupin e dimë. Jemi koshientë për pozicionin që jemi në letër. Por, ne duhet të luftojmë maksimalisht, siç kemi arritur deri këtu. Dikur kemi qenë si Ishujt Faroje, objektivi ynë është vendi i dytë dhe të shkojmë në Europian. Respekt për Poloninë dhe Çekinë, por ne nuk jemi skuadër më e dobët se ato. Të kemi edhe pak fat dhe ia dalim. Uroj që në 2024 të shkojmë në Europian. Nuk është një objektiv i lehtë, por ne do luftojmë për t’i sfiduar. Nëse bëjmë ndonjë hap fals me Moldavinë dhe Ishujt Faroje, rruga bëhet thuajse e pamundur. Nuk mendoj se ka diferenca të mëdha, mes Polonisë dhe Shqipërisë. Unë e besoj shumë këtë. Nëse e heqim Leëandoëski, nuk më bëjnë përshtypje lojtarët e tjerë. Broja nuk do jetë në thuajse të gjitha këto kualifikuese. Qëndrimi i tij jashtë fushë do jetë më shumë se 6-7 muaj jashtë. Ekipi duhet të gjejë forcat dhe mundësitë për t’ia dalë. Vërtetë kam shpresuar shumë të ai futbollist, apo edhe Asllani, që luajnë në ekipe të mëdha.
Duka u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një lider në fushë, duke thënë se dy kapitenët, Berisha dhe Hysaj, duhet të marrin më shumë përgjegjësi.
Skuka dhe lojtarët e kampionatit shqiptar? Kjo mund të jetë edhe kritikë për trajnerin Reja. Në bisedë me mua, e bëri edhe si autokritikë. Pak besim ka pasur nga kampionati shqiptar. Ndoshta nga që ishte zgjedhje e detyruar për miqësoret me Arabinë dhe Katarin, ku u panë lojtarët. Edhe futbollistë të tjera, duhen afruar në kampionatin shqiptar. Nuk është e thënë që lojtarët që luajnë jashtë të merren direkt dhe ata të kampionatit vendas jo. Na duhet një lider fushë. Qoftë Hysaj apo edhe Berisha, duhet të marrin përgjegjësi. Kapiteni nuk është vetëm të mbajë shiritin, por të motivojë ekipin. Kjo është një nga pikat që duhet ta korrigjojmë. Hysaj dhe Berisha duhet të bëjnë kapitenin e vërtetë. Duhet të udhëheqin skuadrën.



