
Andrea Pirlo do të jetë një nga protagonistët e FIFA 2020, një nga videolojërat e futbollit më popullore në botë. EA Sports, kompania që prej vitesh prodhon kapituj të ndryshëm të këtij lloji, ka lajmëruar në kanalet e veta zyrtare prezencën e ish-mesfushorit në modalitetin e lojës Ultimate Team, në seksionin dedikuar legjendave. Në fakt është e mundur që të formosh skuadrën personale edhe me letrat vintage, që tashmë kanë avantazh edhe prezencën e kampionit të botës në vitin 2006 me Kombëtaren e Italisë.
Andrea Pirlo ka një karrierë të pasur futbollistike në serinë A italiane, në të cilën ka luajtur për pothuajse 20 vjet nga viti 1995 deri në 2015. Ka mbajtur veshur fanellat e skuadrave të Brescias, Interit, Reginas, Milanit dhe Juventusit, para se ta mbyllte karrierën e vet në kampionatin amerikan të futbollit në radhët e skuadrës së New York City. Në kampionati italian numëron rreth 500 takime.



