Julien Lopetegui, ishte një nga trajnerët më të përfolur për të marrë drejtimin e Milanit në Itali. Megjithatë, tifozët e klubit kuqezi dolën kundër dhe kjo i detyroi drejtuesit, për të ndryshuar objektiv.
Trajneri spanjoll nuk humbi kohë dhe ka gjetur menjëherë skuadër. Lopetegui, është prezantuar në stolin e skuadrës së West Ham në Angli.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej disa ditësh, por vetëm këtë të enjte ka ardhur zyrtarizimi nga klubi anglez.
Lopetegui, e njeh mirë Premier League-n, pasi aty ka drejtuar skuadrën e Wolvesit.



