
Drejt largimit nga Interi, tashmë në drejtim të mbrojtesit Achraf Hakimi priten oferta tunduese . Momentalisht shanset më të mëdha për të firmosur me marokenin i ka Chelsea , ekip që vjen nga një sezon shumë produktiv të cilin e finalizoi me fitimin e Champions Leagues. Duke ditur se zikaltërit kanë shumë nevojë për të ecur drejt rrugës së rimëkëmbjes ekonomike , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë menduar t’ia plotësojnë këtë dëshirë duke ofruar 60 milionë euro plus mbrojtësin Marcos Alonso . Traineri Thomas Tuchel prej kohësh e ka vënë në fokus Achraf Hakimin , lojtar që nëse do të vendoste transferimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të bënte kapërcimin nga një ambjent fitues tek një tjetër .
Aktualisht 19 herë kampionët e Scudettos nuk kanë dhënë një përgjigje konkrete në lidhje me 22 vjeçarin sepse të sapoemëruarit Simone Inzaghi i duhet akoma kohë për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve me qëllimin e nisjes me këmbën e mbarë të aventurës në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’. Ky operacion nëse do ta ketë fundin e lumtur do të theksonte rikthimin e Marcos Alonsos në Serinë A i cili në të kaluarën u aktivizua për 4 sezone me Fiorentinën dhe patjetër që njohuritë mbi këtë kampionat janë të konsiderueshme . Entuziazmi në kampin londinez nuk ka ndalur për asnjë sekondë sepse fitimi për të dytën herë në histori i Champions Leagues e rrit përgjegjësinë dhe i jep të drejtë ish trainerit të Borussia Dortmundit ti shpalosë çdo lloj kërkese miliarderit Roman Abramovich dhe në këtë rast është plotësisht i justifikuar .
Patjetër që një ekip fitues ka gjithmonë nevojë për afrimin e lojtarëve me të njëjtin standart për të qënë në nivelin e duhur sezonin vijues ku presioni do të bjerë i gjithi mbi ta , sidomos në Uefa Champions League.
Gjithashtu duhet shtuar se performanca e zikaltërve s’ka nevojë për shumë koment sepse ia ka lartësuar figurën komponentëve më të rëndësishëm të tyre dhe nga një anë theksohet një vështirësi për ti mbajtur , dhe në tjetrën për faktin se do të kenë presionin e ruajtes së titullit të fituar i cili ka shënuar në një lloj mënyre një rekord me vete sepse kanë zbritur nga froni Juventusin pas 9 sezonesh rradhazi .
Me këtë profil krejtësisht të krijuar me meritë Achraf Hakimi nëse vendos për ndërrimin e Milanos me Londrën do të shëndërrohej në një ndër lëvizjet më të nxehta të verës , aty ku do ta priste një formacion kampionësh .



