Real Madridi nuk dorëzohet për mbrojtjen

Real Madridi nuk dorëzohet për mbrojtjen

Rrugës drejt sukseseve i mbetet edhe shumë për të përshkuar por objektivat mbeten të njëjtë për Real Madridin .

‘’ Galaktikët ‘’ prej shumë kohësh kërkojnë riformatimin e linjës së mbrojtjes  sepse me vetëm Eder Militao , David Alaba dhe Nacho Fernandez , Carlo Ancelotti  vijon të mos bindet dhe  janë në kërkim të lojtarëve që krijojnë garanci për të ardhmen .

 Spanjollët këtë herë kanë zgjedhur Lyonin , aty ku po spikat Jason Denayer. 27 vjeçari e përfundon shumë shpejt kontratën me francezët , pikërisht në qershorin vijues por sipas ‘ As ‘ edhe Juventusi i qëndron pas kësaj piste . 

Belgu ka bërë mjaftueshëm për tu pretenduar nga këto dy gjigandë të futbollit që pak a shumë ndodhen në të njejtën situatë në lidhje me trofetë por me një dëshirë të madhe  për të dominuar përsëri.

‘’ Los Blancos ‘’ po e analizojnë me vëmëndje këtë pistë dhe nëse mposhtin  ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ nuk anashkalohet se mund ti vënë pikën kësaj historie me parametër zero .

Prej disa vitesh Jason Denayer vijon të ketë një rol protagonisti tek ‘’ Les Gones ‘’  dhe e ka arritur pjekurinë e duhur për të bërë një hap cilësor .

Gjithsesi Real Madridi do të ketë kërcënimin e vazhdueshëm të Juventusit por historia e ka treguar se kur Florentino Perezit i ngulitet një ide në kokë, përfundimi në shumë raste ka rezultuar në favor të ‘’ Los Merengues .

Jason Denayer karakterizohet si një mbrojtës me cilësi impresionuese për një repart që vijon të mos e kënaqë ishi-n e Milanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy