Eliminatoret e Europianit, Reja ndjek nga afër Shqipërinë U-19

Eliminatoret e Europianit, Reja ndjek nga afër Shqipërinë U-19

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, ka qenë i pranishëm në stërvitjen e paradites te Kombëtarja e 19-vjeçarëve. Tekniku italian, së bashku me stafin e tij, kanë bërë një vizitë në stërvitjen e Shqipërisë U-19, e cila drejtohet nga Armando Cungu. 

Reja u ka kërkuar lojtarëve që ta marrin sa më seriozisht dhe të punojnë fort e me përkushtim për të vazhduar më tej rrugëtimin në radhët e ekipeve Kombëtare. Ai ka këshilluar lojtarët që të impenjohen maksimalisht për të krijuar një grup të mirë dhe të pretendojnë për të marrë rezultate sa më pozitive. Gjithashtu, trajneri i Kombëtares i ka siguruar të rinjtë se ata janë nën monitorim të vazhdueshëm nga specialistët e futbollit në FSHF dhe kanë të gjithë vëmendjen e duhur.

Kombëtarja shqiptare U-19 ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian 2022.

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Francës më 10 nëntor në stadiumin “Egnatia”, ndërsa dy ndeshjet e tjera kundër Serbisë më 13 nëntor dhe Maqedonisë së Veriut më 16 nëntor do t’i luajë në Elbasan Arena.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy