Inter-Juventus luajnë për Superkupën, finalen e pret Arabia Saudite

Inter-Juventus luajnë për Superkupën, finalen e pret Arabia Saudite

Inter u rikthye të fitojë titullin kampion në Itali, pas 11 viteve pritje, duke thyer kështu hegjemoninë e Juventus. Zikaltërit e drejtuar nga Antonio Conte zhvilluan një sezon të shkëlqyer, duke rrëmbyer vendin e parë, që për gjysmën e sezonit u mbajt nga Milan. Nga ana tjetër Juventusi kishte një sezon me shumë ulje-ngritje, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Champions League, të cilin e arritën vetëm në javën e fundit, duke përfituar nga ndalesa që Hellas Verona i bëri Napolit. Megjithatë pavarësisht vështirësive, “Zonja e Vjetër” e mbylli sezonin me dy trofe të fituar, atë të Kupës së Italisë dhe Superkupën.

Pikërisht për shkak se fituan Kupën e Italisë, Juventus do të luajë në finale e Superkupës me Interin kampion. Në Itali kanë zbuluar edhe vendin ku do të luhet. Do jetë Arabia Saudite shteti që do presë finalen e Superkupës. Në fakt aty ishte planifikuar të zhvillohej finalja e sezonit aktual, por për shkak të situatës së krijuar nga Covid -19, ndeshja u luajt në Itali. Siç ndodhi edhe këtë sezon, ndeshja e Superkupës do të luhet në janar të vitit tjetër

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy