
E ardhmja e Paul Pogba vijon të jetë e lidhur ngushtë me Real Madridin . ‘’ Galaktikët ‘’ e ëndërrojnë prej një kohe të gjatë transferimin e francezit në magjikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i cili akoma s’ka arritur akordin e qëndrimit ‘’ Old Trafford ‘’.
Madrilenët e kanë përgatitur ofertën për kampionin në fuqi të botës dhe sipas ‘ ABC ‘ , agjenti i tij Mino Raiola e ka pohuar se ideja e 28 vjeçarit është veshja e fanellës së ‘’ Los Blancos “ .
Pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga fillimi i interesit për ishi-n e Juventusit , Florentino Perez nuk e ka shmangur faktin se synon transferimin e Paul Pogba-s në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe të vijojë me rimëkëmbjen e kryeqytetasve .
Miliarderi spanjoll është i vetëdijshëm se ky operacion s’do të jetë i lehtë por gjithsesi i ka ofruar ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ 27 milionë euro të shoqëruara me një pagë për ‘’ Pogboom ‘’ që sipas ‘ Daily Mail ‘ arrin 14 milionë eurot në sezon .
Ky fakt patjetër që parashikohet se s’do të anashkalohet nga ylli i anglezëve sepse përpos vlerës monetare aspekti sportiv është shumë i rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një ndër klubet më të suksesshëm të planetit të cilin e ëndërron çdo lojtar i kalibrit të Paul Pogbas .
S’duhet harruar as interesi i skuadrave të tjera me emër për nxënësin e Ole Gunnar Solskjaer por drejtuesve anglezë fillimisht i duhet të analizojnë me detaje ofertën dhe perspektivën e të ardhmes për një lojtar që krijon garanci absolute në mesfushë.
Paul Pogba ka rezultuar shumë aktiv në këtë fillim sezoni dhe e ka bërë krenar trainerin norvegjez me 7 asiste në 9 ndeshje por gjithçka mbetet skeptike pavarësisht kontributit të dhënë tek 20 herë kampionët e Premier Leagues .



