
Emocione të mëdha u përshkruan në ndeshjet e javës së 3-të të fazës së ligës në Champions teksa dominoi Barcelona e cila triumfoi 4-1 ndaj Bayernit, në një ndeshje spektakolare.
Gazetari i sportit, Gerti Çarçani, në studion e “MCN informacion” duke u ndalur te përballja mes Barcelonës dhe Bayernit tha se kjo ishte një humbje e thellë e Bayernit e cila vinte pas një bilanci të mirë, për tu mposhtur nga ‘gjaku i ri’ si Lamine Yamal dhe Raphinha, që predominojnë tashmë katalanasit.
Për mënyrën se si shkojë loja është rezultat i thellë për natyrën e të dyja skuadrave.
Historiku i këtyre dy klubeve Barcelona- Bayern, daton prej vitesh që ka një sukses të gjermanëve. Bavarezëve madje u kanë marrë edhe një finale në Champion, ka një statistikë dhe bilanc të mirë të Bayern që u prish mbrëmë me një ndeshje që të dha një përshtypje të mirë në 20 minutat e para por që natyrisht tregoi edhe predominimin e skuadrës katalanase e cila me element të ri me ‘gjak të ri’ në skudër natyrisht bëri atë që jo çdo kush mund ta priste që do të shkonte në atë lloj mënyre.
Barcelona-Bayern 4:1, është një rezultat i thellë që i hap rrugën një analize. Bayern nuk po ngre dot kokë në Champion, ndërkohe që Barcelona me atë dyshen Lamine Yamal dhe Raphinha konfirmojmë edhe një herë se është një skuadër krejtësisht e re, gjak i ri dhe në atmosferë që dje e vuri Bayern poshtë, ndoshta ende i paqartë në aspektin taktik.
Është vetëm fillimi, janë tre raunde dhe do ketë kohë për kompensim, është humbje e dyte dhe bëhet pak shqetësues për një klub te madh, një target si Bayerni.



