
Arritja e objektivit në lidhje me kualifikimin në Champions League ishte rezultati i investimit të pronarit Al Rummayan tek Newcastle në sezonin e kaluar. Falë marrjes në pronësi anglezët janë shëndërruar në klubin më të pasur në botë, objektivi i të cilëve është fitimi i titujve në të ardhmen . Pritet që gjatë verës të transferohen lojtarë cilësorë në ‘’ St James Park ‘’ dhe emri që ka filluar të qarkullojë së fundmi është ai i Ferran Torresit. ‘’ Las Urracas ‘’ pretendojnë ta rikthejnë përsëri sulmuesin në Premier League me anë të një oferte e cila arrin 40 milionë eurot. Duke iu referuar problemeve të Barcelonës në aspektin ekonomik , mund të arrihen në një akord nga palët e përfshira , shtuar edhe faktin se 23 vjeçari nuk e ka bindur Xavi Hernandezin me performancën e tij gjatë sezonit të kaluar. Statistikat e ishi-t të Valencias krijojnë dyshime mbi të ardhmen në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe traineri Xavi Hernandez po e mendon seriozisht largimin e golashënuesit nga Katalunja, i cili e përfundoi sezonin me 7 gola dhe 3 asiste në 45 sfida, statistika që nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e kuq e bluve pavarësisht sukseseve të arritura.



