
Rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pa dyshim që do të konceptohet si një ndër risitë më tunduese të merkatos . Italiani ka gjetur një ambjent të zhgënjyer nga rezultatet e arritura gjatë sezonit të përfunduar dhe objektivi kryesor i tij është ripozicionimi i tyre në stadin që meritojnë . 61 vjeçari e ka të qartë se transferimet që duhen gjatë verës janë të shumta sepse pa një merkato cilësore nuk mund të shkojë asgjëkundi pavarësisht se është një bishë e trainingut. Domosdoshmëria për të finalizuar kapitullin e zi të Real Madridit e ka detyruar të fillojë menjëherë nga puna për përcaktimin e objektivave dhe një ndër to është sulmuesi i Evertonit Richarlison . Ky peticion konsiderohet llogjik dhe është një alternativë e freskët sepse i njeh shumë mirë cilësitë e nxënësit të tij .
Disa vite më parë emri i brazilianit u lidh ngusht me një kalim tek ‘’ Los Blancos ‘’ por rikthimi i Carlo Ancelottit i jep një shije ndryshe interesit të Real Madridit sepse relatat ndërmjet këtij sulmuesi dhe italianit mbeten shumë të mira . Tentativa për Richarlison është planifikuar për zëvëndësimin e golashënuesit Karim Benzema i cili është në metrat e fundit të karrierës dhe do ta shpejtonte largimin e Luka Jovic dhe Mariano Diaz .
Për 24 vjeçarin mund të flitet vetëm me superlativa sepse konsiderohet si një ndër risitë e të ardhmes në repartin e avancuar pavarësisht se nuk ka arritur maksimumin e mundshëm tek ‘’ The Toffes ‘’ . Kalimi nga Watford për në ‘’ Goodison Park ‘’ për shifrën e 40 milionë eurove rezultoi zgjedhja më e mirë e karrierës sepse të jesh pjesë e planeve të një ndër skuadrave më të famshme të planetit është një sukses i jashtëzakonshëm .
Karakteristikat që mbart Richarlison flasin për një sulmues shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm , që di të krijojë hapësira për shokët e tij dhe gjithashtu është shumë i fortë në lojën në ajër . Këto komponentë mbeten një element që e kanë entuziazmuar Carlo Ancelottin i cili kërkon ti japë freskinë e duhur sulmit të Real Madridit me një lojtar shumë produktiv . Richarlison është një emblemë tek skuadra nga Liverpooli dhe ky interes ndoshta do t’ia rrëmbejë zemrën talentit brazilian për të marrë rrugën drejt Madridit .



