Kualifikueset për Europianin U-21, Bushi: Andorrën e shikojmë sikur të ishte Gjermania

Kualifikueset për Europianin U-21, Bushi: Andorrën e shikojmë sikur të ishte Gjermania

Kombëtarja Shpresa do të zbresë ditën e nesërme në fushë, ndaj Andorrës, duke filluar nga ora 19:00, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2023 për 21-vjeccarë. Në prag të sfidës së nesërme, para mediave ka dalë trajneri kuqezi, Alban Bushi. Ky i fundit u shpreh se Andorra është vlerësuar maksimalisht nga e gjithë skuadra, sikur të ishte përballë Gjermania. Më tej Bushi tha se ekipi në ndeshjen e nesërme, ka vetëm një objektiv, që është fitorja dhe marrja e 3 pikëve, për të vazhduar rrugën për arritjen e objektivit që është kualifikimi në Europian.

Me Andorrën brenda një viti e gjysmë kemi luajtur 3 ndeshje, dy i kemi fituar dhe një kemi marrë barazim atje. Është një ekip që ne e kemi vlerësuar maksimalisht, si nga ana e stafit, po ashtu edhe lojtarët. E shohim si të kemi Gjermaninë përballë, mezi e presim si ndeshje për të thënë që nuk jemi ne ata që kemi humbur në Çeki, por ishte një humbje momentale dhe ekipi duhet të reagojë dhe kjo ndeshje ka një domethënie të madhe. Ashtu si Andorra, edhe ne jemi një ekip modest, por ne kemi shpirtin e garës dhe luftën për të fituar një ndeshje e kemi shumë të madhe. Nëse na mungon kjo atëherë kemi probleme. Mendoj se këtë radhë nuk do të na mungojë.

Prandaj është ekip Kombëtar, pasi ka alternativa. Ata janë lojtarë cilësorë, si Çepele ashtu edhe Ismajlgeci, mendoj se e kemi kontingjentin për t’i zëvendësuar, që janë të një niveli shumë të mirë, kështu që nuk kemi probleme.

Ekipet e moshave kanë si objektiv për të furnizuar ekipin e parë, por ne kemi edhe objektivat tona personale dhe objektive. Çdo ndeshje duhet të fitohet, kemi bërë shumë mirë në këtë aspekt, pasi edhe vitin e kaluar kemi dalë në vendin e tretë dhe kemi marrë 14 pikë, si asnjëherë më parë, por kemi furnizuar edhe ekipin e parë, ku ka mbi 20-25 lojtarë të ekipit Shpresa, këto 4-5 vitet e fundit, një punë e bërë mjaft mirë nga Federata Shqiptare dhe nga Drejtoria Teknike, një punë disa vjeçare dhe është bërë shumë mirë. Objektivi që ne të zëmë një vend të mirë këtë edicion, sepse kemi bërë mirë edicionin e kaluar qëndron, pavarësisht humbjes në Çeki. Kemi bërë dy ndeshje, ku një e kemi fituar dhe një e kemi humbur dhe kjo është ndeshja e tretë. Jemi brenda objektivave, pavarësisht se kemi shumë mungesa, për shkak të pandemisë dhe sepse ka lojtarë në ekipin e parë. Por kjo nuk ka rëndësi sepse edhe ata që i zëvendësojnë janë lojtarë shumë të mirë dhe do bëjnë më të mirën, për t’i fituar këto ndeshje që janë shumë të rëndësishme për ne.

Sllovenia do të jetë një kundërshtar i vështirë, por vëmendja dhe objektivi janë tre pikët me Andorrën.

Ne mundohemi që t’i japim afrojmë lojtarët që janë në kampionatin shqiptar, për moshën e caktuar që kanë dhe që mund të luajnë me ne. Por ka lojtarë inteligjentë dhe jo inteligjentë. Çdo lojtar duhet të kuptojë që kur thirret nga ekipi Kombëtar, nuk është e rëndësishme që të luajë patjetër, por thjesht ty të ka ardhur ftesa, që do të thotë të përfaqësosh 20 më të mirët e Shqipërisë. Duhet ta shohë nga ana pozitive dhe duhet të jetë stimul për ata. Ka edhe nga ata që e kuptojnë këtë, por edhe nga ata që nuk e kuptojnë. Jam munduar që t’i stimuloj dhe që ta vlerësojnë Kombëtaren më shumë, pasi shoh që edhe në Kombëtaren A shkojnë lojtarë edhe të moshave të vogla. Që do të thotë se kanë cilësi, si Broja, Kumbulla, Muçi.

Mendoj që humbjet nuk sjellin gjëra negative, kështu mendoj unë dhe këtë i kam transmetuar edhe lojtarëve. Çdo humbje ka gjërat pozitive që ne kemi mësuar shumë nga humbja me Çekinë, kemi parë defektet se pse kemi humbur. Disa lojtarë nuk kanë dhënë maksimumin pas golit të dytë, ky është futbolli. Ne nuk duhet të ulim kokën por duhet të vazhdojmë përpara për ta kthyer ndeshjen. Siç kemi bërë edhe me Andorrën në ndeshjen e kaluar në Elbasan. Mendoj se si humbjet edhe fitoret duhet t’i harrojmë dhe këtë i them edhe çunave, pasi edhe nëse fitojmë kjo harrohet pas 24 orëve. Ky është futbolli, duhet të kesh vazhdimësi. Gjithashtu, edhe humbjet. Mendoj se nesër do të bëjmë shumë mirë.”, u shpreh Bushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy