
Sezoni pozitiv i Atletico Madridit ka krijuar një qartësi absolute në lidhje me të ardhmen . Numri një i pankinës Diego Simeone ka analizuar me detaje të tashmen e kryeqytetasve duke i qëndruar stoik idesë se akoma ka shumë punë për të bërë me objektivin e riparimit të problematikave .
Karakteristikat e tij flasin qartë për një trainer që nuk ka të ngopur me sukseset e arritura, element që reflekton aktualitetin e ‘’ Los Colchoneros ‘’. Kalimin i Luis Suarezit në ‘’ Wanda Metropolitano “ i krijoi një lloj shprese argjentinasit sepse uruguajani është një golashënues i lindur dhe ky fakt i ka dhënë të drejtë direktivës sepse sezoni ka ecur me ritme pozitive pa harruar eleminimin nga Uefa Champions League.
Megjithatë reflektimet e shumta nga ana e të ashtuquajturit ‘’ El Cholo “ i kanë krijuar bindjen se avancimi i deritanishëm duhet të përforcohet akoma më shumë . Në rastin konkret flitet për repartin e sulmit . Sipas L ‘Equipe ‘ evolucioni i lojtarit të Napolit Arkadiusz Milik që ndodhet i huazuar te Marseille .
Një operacion i tillë parashikohet si aspak problematik për arkat e Atleticos sepse kap shifrën e 12 milionë eurove . Golashënuesi polak do të qëndrojë në ‘’ Stade Velodrome ‘’ deri në 30 qershorin e 2022- shit dhe francezët kanë në tavolinë opsionin e blerjes së detyrueshme të sulmuesit të lindur në Tychy që varion nga 8-10 milionë euro. Me rëndësi për tu përmendur është se shtatlarti gjithmonë është pëlqyer nga Atletico , skuadër e cila tentoi transferimin e tij në Madrid verën e kaluar por ky akord nuk përfundoi me një fund të lumtur për arsye të shifrës prej 20 milionë eurosh që pretendonin bardhkaltërit .
Megjithatë duke ditur se filozofia e Atleticos është mosdorëzimi për asnjë moment duke iu referuar objektivave , i është rikthyer fuqishëm kësaj piste për ta pasuruar organikën . Për Arkadiuz Milik eksperienca e deritanishme në një ligë komplet ndryshe në krahasim me Serinë A siç është ajo e Francës vazhdon të theksojë potencialin e nxënësit të Jorge Sampaolit sepse ka gjetur veten dhe deri më tani numëron 4 gola në 8 ndeshje duke u shëndërruar në një preferencë interesante për klubet me emër .



