
Ajo që ndodhi me portierin e Glentoran në Irlandën e Veriut, McCarey, ishte një episod i rrallë. Në sfidën ndaj Coleraine, e cila u mbyll në barazim 2-2, portieri i vendasve u shfaq i papërmbajtshëm, teksa u ndëshkua edhe me të kuq.
Gjithçka ndodhi në minutën e 80-të, kur miqtë e Coleraine, shënuan golin e dytë të barazimit, diçka që irritoi së tepërmi McCarey. Ky i fundit nuk i kontrolloi dot nervat dhe u përplas keq me një nga shokët e ekipit.
Ishin lojtarët e tjerë të Glentoran, ata që ndalën çmendurinë e portierit, i cili menjëherë pas kësaj u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha mes fishkëllimave të tifozëve vendas.



