Manchester United, ndez motorrët për Todibon

Manchester United, ndez motorrët për Todibon

Sezoni jo i mirë i Manchester United në aspektin e rezultateve, shtuar edhe problematikat e vazhdueshme në prapavijë, po i impulsojnë çdo ditë e më shumë drejtuesit për ti arritur objektivat përpara përfundimit të merkatos dimërore.

Jean-Clair Todibo është shëndërruar në objektivin e ‘’ The Red Devilsave ‘’ të cilët duhet të përshpejtojnë për ta ndryshuar paksa situatën, në fazën vendimtare të sezonit.

Pas eksperiencës jo të mirë tek Barcelona, më pas 24 vjeçari u huazua tek Schalke 04 dhe Benfika dhe tek francezët i është rikthyer buzëqeshja.

Kur bëhet fjale për 20 herë kampionët e Premier Leagues, komentet janë të tepërta, pavarësisht se situata vijon kritike.

Anglezët janë ende larg paraqitjeve të dikurshme, në kampionat dhe Champions League dhe përgjegjësi kryesor për rezultatet e kohëve të fundit është traineri Erik Ten Hag.

Në sezonin aktual, ishi i Toulouses numëron 15 sfida dhe 1 asist, përfshirë Ligue 1 dhe Kupën dhe Manchester United tanimë ia ka hapur dyert e ‘’ Old Traffordit ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy