
Ne mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, aty ku do të luhen 4 ndeshje, të cilat janë ndarë në dy ditë.
E mërkura rezervon vetëm 1 sfidë, atë mes Teutës dhe Skënderbeut. Në ndeshjen e parë durrsakët fituan minimalisht, ndërsa këtë herë do të kërkojnë të menaxhojnë këtë avantazh.
Të enjten do të luhen 3 sfidat e radhës, ku spikat derbi mes Partizanit dhe Dinamos. Sfida e parë u mbyll në barazim 1-1 dhe kualifikimi do të vendoset në këtë ndeshje.
Interesante është edhe sfida mes Laçit dhe Egnatias, e cila gjithashtu u mbyll 1-1 dhe të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin.
Sfida tjetër është ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, me shkodranët që janë me një këmbë në gjysmëfinale, për shkak të fitores 1-2 në ndeshjen e parë.
E mërkurë:
16:45 Teuta-Skënderbeu (1-0)
E enjte:
Laçi-Egnatia (1-1) Ora 13:45
Vllaznia-Flamurtari (2-1) Ora 13:45
Partizani-Dinamo (1-1) Ora 19:45



