Behari: Tirana i shfaqi problematikat në mënyrën më të keqe, Zekiç mund t’ia kishte kursyer Partizanit deklaratën pas ndeshjes

Behari: Tirana i shfaqi problematikat në mënyrën më të keqe, Zekiç mund t’ia kishte kursyer Partizanit deklaratën pas ndeshjes

Ardi Behari, trajner, i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për largimin e Shehit, ku u shpreh se Tirana i shfaqi problematikat në publik, në mënyrën më të keqe të mundshme. 

Në vendimin e Tiranës më çudit, shfaqja e problematikave në publik. I shfaqën në mënyrën më të keqe të mundshme. 

Shehit i duhet një periudhë relaksi dhe qetësie. Ka pasur një punë të lodhshme. Merr një kohë reflektimi për veten e tij. Nuk është se ka humbur ndonjë gjë të madhe në karrierën e tij. 

Behari komentoi edhe zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Zekiç nga Partizani. 

Nuk është serioze, që mund të ketë një kërkesë nga Osijek, duke ditur që Zekiç është në kontrazë. Partizani e ka mbajtur qëndrimin, ka thënë që është në kontratë. Zekiç mund t’ia kursente klubit të Partizanit këtë deklaratën pas ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy