Barcelona akord me Azpilicuetan

Barcelona akord me Azpilicuetan

 Barcelona  vijon të akumulojë suksese në ditët e fundit të merkatos . Sipas ‘ Chirnguito de Jugones ‘ katalanasit kanë arritur akordin me Cesar Azpilicuetan i cili do të rikthehet pas shumë sezonesh në Primera Division  në një kontekst ndryshe i cili me shumë gjasa do të konsiderohet finalizimi i karrierës në mënyrën më të mirë të mundshme .

Por duhet patur parasysh se katalanasit janë në një situatë delikate për sa i përket objektivave pavarësisht se presidenca po bën të pamundurën për ti krijuar komoditetin e nevojshëm trainerit Xavi Hernandez.

E ardhmja e Sergino Dest në ‘’ Camp Nou ‘’ mbetet në pikpyetje dhe 32 vjeçari e ka eksperiencën e duhur për të marrë përgjegjësinë e krahut të djathtë të mbrojtjes , repart që në përgjithësi ka çaluar tek  ‘’ Los Cules ‘’.

 Formula e drejtuesve spanjollë po i jep pak e nga pak rezultatet e cila përqëndrohet në firmosjen me lojtarët që janë drejt fundit të kontratës me ekipet respektive dhe me ato komponentë që kanë një vlerë kartoni të përballueshme nga arkat e Barcelonës.  Pikërisht për Cesar Azpilicuetan Joan Laporta ka përgatitur një kontratë tre vjeçare , lojtar i cili ka arritur shumë suksese me Chelsean dhe ky fakt është tejet favorizues për  prapavijën e ‘’ Los Blaugranas ‘’. 

Falë tentativës së tyre  , ishi i Osasunas do të ripërshëndetet përsëri me La Ligan dhe favori i gjigandëve të La Ligas është se mbrojtësi nga Navarra e ka kapacitetin për tu adaptuar në shumë pozicione , fakt që e lehtëson eksperiencën tek një ndër skuadrat më të suksesshme të planetit .

 Sigurisht në lidhje me bashkombasin e tij , ish kampioni i botës e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ e menjëhershme duke vlerësuar kontributin disa vjeçar tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të cilët janë rivalët për tu mposhtur në Uefa Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy