Challandes: Penalltia e Suedisë nuk ishte, të tentojmë dy fitore në ndeshjet e radhës

Challandes: Penalltia e Suedisë nuk ishte, të tentojmë dy fitore në ndeshjet e radhës

Kosova u mposht nga Suedia ditën e sotme me rezultatin 3-0. Pas ndeshjes trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur se penalltia e akorduar për Suedinë nuk ishte, teksa më tej tha se duhej të ishte dhënë goditje dënimi për dardanët. Më tej ai tha se në dy ndeshjet e radhës duhet të tentohen 2 fitore, duke thënë se dëshiron vendin e tretë në renditje.

Keni të drejtë kur thoni që kemi luajtur me një kundërshtar të fortë, por nuk pajtohem me penalltinë. Është një shaka. Nga koka te dora nuk është penallti. Madje mund të jetë edhe faull ndaj Hadërgjonaj para se te ishte penallti. Duhet ta pranojmë që Suedia ishte më e mirë. Pas pjesës së parë e nisëm mirë, por pësuam një super gol. Suedia kishte lojtarë të fortë në sulm. Isak bëri gol të mrekullueshëm. Ekipi provoi, por ishte shumë e vështirë. Kur je duke humbur, nuk është e lehtë.

Mendova se do të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një ndeshje tjetër. Kishte disa aksione të mira, por duhet të ishim pak me fat. E shihni Suedinë, shumë e fuqishme. Kulusevski shumë i fortë. Spanja nuk ka lojtar të tillë. Diferencë e madhe në fuqi me Suedinë, por ishin të mirë edhe me këmbë. Nuk ishte aq mirë sa me Spanjën, pasi presion dhe agresiviteti i Suedisë ishte më i madh.

Përfundimi? Pse jo vendi i tretë?! Ndeshja e radhës ndaj Gjeorgjisë, nuk do të jetë aspak e lehtë. Pastaj luajmë me Greqinë. Duhet të tentojmë dy fitore.”, u shpreh Challandes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy