
Mesfushori Aurelien Tchouameni është shëndërruar në një ndër risitë e kontinentit të vjetër për të cilin do të zhvillohet një luftë shumë e ashpër në verë .
Sipas raportimeve të ‘ Marcas ‘ Parisi dhe Real Madridi do të masin forcat për 22 vjeçarin , garë e paparashikueshme sepse me potencialin që disponojnë mund të befasojnë në çdo moment për yllin e Monacos .
Francezët janë të privilegjuar sepse Aurelien Tchouameni konsiderohet ndër më premtuesit për të ardhmen por interesi masiv sigurisht iu shuan shpresën Monacos për ta mbajtur në ‘’ Luigjin e Dytë ‘’ edhe për shumë kohë.
‘’ Les Pariziens ‘’ duan ta ngadalësojnë hapin e ‘’ Galaktikëve ‘’ në funksion të firmosjes me Aurelien Tchouamenin dhe e kaluara i jep rëndësi tentativës së tyre për arsye se impresionuan me kalimin në ‘’ Parque de Prince ‘’ të lojtarëve më në ze duke formuar një ekip shumë kompetitiv por në evenimente të rëndësishme, kryesisht në Champions League nuk shkuan më tepër se 1/8-tat në këtë sezon dhe ia lanë stafetën Real Madridit.
Tek kuq e blutë ka filluar një revolucion që përfshin jo vetëm organikën por edhe stolin duke qenë se Mauricio Pochettino është drejt largimit dhe po përflitet për Zinedine Zidane , kandidat potencial për drejtimin e ish kampionëve të Ligue 1, shumë afër përsëritjes së këtij suksesi edhe në sezonin aktual.
Sinjalet janë të qarta për Monacon , drejtuesit e të cilit duhet të marrin masat për të përfituar nga largimi i Aurelien Tchouamenit pasi nuk besohet se do ta humbasë këtë mundësi që mund ta afrojë me fitimin e trofeve .



