
Kristjan Asllani mund të ndryshojë ekip në këtë merkato vere. Pavarësisht se ka deklaruar që do të qëndrojë tek Interi, interesimet e fundit, mund të bëjnë që mesfushori të ndryshojë mendje.
Në Angli, raportojnë se Liverpool, e ka shqiptarin në listën e dëshirave për ta afruar në merkaton e verës. Asllani është një dëshirë e trajnerit Arne Slot, me holandezin që ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve.
Këtë të enjte, mediat italiane, raportojnë se në garë për 22-vjeçarin është futur edhe Borussia Dortmund. Gjermanët janë në kërkim të një mesfushori dhe Asllani pëlqehet së tepërmi.
Dy klubet pritet të bëjnë ofertat e tyre në ditët e ardhshme, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje.



