Osmani: Debatova me lojtarët, Vllaznia do luftojë për kreun

Osmani: Debatova me lojtarët, Vllaznia do luftojë për kreun

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 4-1 nga Partizani. 

Osmani zbuloi se debatoi me lojtarët për golat e pësuar, por shtoi se skuadra do të luftojë për vendet e kreut. 

Lojtarëve nuk u thashë asgjë pas ndeshjes thjesht debatuam për golat që i pësuam. Mendoj se momenti vendimtar i ndeshjes ishin golat në fundin e pjesës së parë. Me fillimin e të dytës përsëri pësuam. Përsa i përket ndeshjes në fazën difensive ishim gjithmonë në kohëvonesë. Topin e luanim ngadalë me pasime të pasakta. Nuk krijuam raste për shkak të këtyre që përmenda. 

Në humbjen e sotme, lëndimet e bëjnë të veten. Ndryshimi i trajnerit gjithashtu ndikoi në këtë ndeshje. Por gjithsesi besoj se Vllaznia do të luftojë për kreun e tabelës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy