Rei Manaj do të rikthehet tek skuadra e Interit pas përplasjeve që pati me trajnerin Massimo Oddo. Megjithatë qëndrimi te zikaltërit në këtë edicion nuk pritet të zgjasë për një kohë të gjatë sepse te Interi po punojnë që t’i gjejnë një tjetër skuadër talentit kuqezi, për të vazhduar karrierën në gjysmën e mbetur të sezonit



