Trincao, objektiv i Manchester United

Trincao, objektiv i Manchester United

Mbetja në prapavijë prej vitesh në lidhje me titujt e ka shtuar presionin tek drejtuesit e Manchester United.

 Anglezët sigurisht janë një ndër ekipet më të suksesshëm në historinë e futbollit por peripecitë e hasura gjatë sezoneve të fundit nuk i kanë dhënë mundësinë për ti arritur objektivat. 

Traineri Ruben Amorim është i ndërgjegjshëm se gjatë merkatos se dimrit duhet dhënë maksimumi për të rikuperuar sadopak terrenin e humbur dhe me kalimin e kohës ti rikthejë ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ aty ku e meritojnë. 

Ishi i Sporting Lisbonës ia ka vënë syrin Francisco Trincaos, një element shumë i rëndësishëm tek gjigandët e Portugalisë. 

Ruben Amorim e njeh me detaje golashënuesin për arsye se e drejtoi në të shkuarën dhe beson se mund ti japë një tjetër ritëm metrave të fundit. Për më tepër Francisco Trincao e njeh mirë Premier Leaguen pasi në të shkuarën përfaqësoi Wolverhamptonin. 

Ndeshjet vijuese do të jenë determinante për të përcaktuar hapin e rradhës në karrierë dhe nëse drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues do të negociojnë ashtu siç duhet, me shumë mundësi golashënuesi do të nisë një eksperiencë të re në ‘’ Old Trafford ‘’, të quajtur ndryshe ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy