Osimhen, pranë kalimit tek Paris St Germain

Osimhen, pranë kalimit tek Paris St Germain

Në vitet e fundit Victor Osimhen ka rezultuar një ndër më produktivët në Itali.

Nigeriani ka dhënë gjithmonë maksimumin për Napolin, skuadër me të cilën në të shkuarën fitoi edhe Serinë A.

Në sajë të performancave të shkëlqyera, presidenti Aurelio Di Laurentis koshient për largimin e mundshëm të shtatlartit nga Lagos, pretendon 130 milionë euro.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘, agjenti i ishi-t të Lilles është parë në kryeqytetin francez për të tentuar arritjen e marrëveshjes, të shoqëruar me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

 

Drupal Ad

 

 

 

Me shumë meritë Victor Osimhen ka arritur të shëndërrohet në një ndër më të mirët në qarkullim dhe duke njohur ambicjet e numrit një të ‘’ Azurrëve ‘’, kuptohet se do të insistojë deri në fund për ta arritur objektivin.

Pritet që në vazhdimësi negociatat të intensifikohen dhe me shumë gjasa 25 vjeçari duke filluar nga sezoni vijues do të veshë bluzën e ‘’ Les Pariziens ‘’.

Pas katër sezoneve me Napolin, ndoshta do të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshëm në këtë merkato verore pasi flitet për një ekip të suksesshëm, i drejtuar nga një trainer si Luis Enrique i cili e tregoi kapacitetin në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy