Nuk e pranoi dhe nuk e ka takuar kurrë, Eto’o ka një vajzë 22-vjeçare në Spanjë

Nuk e pranoi dhe nuk e ka takuar kurrë, Eto’o ka një vajzë 22-vjeçare në Spanjë

Samuel Eto’o rezulton të jetë babai i një vajze 22-vjeçare në Spanjë, të cilën nuk e ka takuar kurrë.

Ish-futbollisti kamerunas, është shpallur si babai biologjik, i Erika Do Rosario Nieves, ndonëse diçka të tillë ai nuk e ka pranuar kurrë.

Gjykata e Madridit, i ka dhënë të drejtë nënës së 22-vjeçares, Adiluesa, pas një procesi ligjor të hapur në vitin 2018.

Adiluesa thuhet se është takuar në një lokal nate me Eto’o në vitin 1997, kur ia luante për Leganes. Të dy palët kishin një lidhje dashurie dhe si rezultat i kësaj, shtetasja spanjolle mbeti shtatzënë me lojtarin.

Megjithatë Eto’o nuk e pranoi kurrë, duke i thënë që ta hiqte fëmijën, ndërsa pas kësaj, nuk kishte asnjë kontakt me të, duke mos e pranuar dhe duke mos e takuar asnjëherë fëmijën e tij.

Gjykata e Madridit i ka dhënë të drejtë Adiluesa dhe ka urdhëruar kamerunasin që ta paguajë 1.4 mijë euro çdo muaj për vajzën e tij 22-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy