Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka treguar një moment të veçantë nga jeta e tij. 35-vjeccari zbuloi se para transferimit të Barcelona, ishte i dehur në timon kur u ndalua, por për t’i shpëtuar arrestimit, gëlltiti monedha në mënyrë që të dilte negativ ne testin e alkoolit.
Gjithashtu Pique deklaroi se pasi u largua nga rajoni i policisë, nuk shkoi në shtëpi, por shkoi në kazino.
Isha i skuqur kur më ndaloi policia. Ishte viti përpara se të transferohesha te Barcelona. Bëra testin e alkoolit dhe më pas e gjeta veten në fugonin e policisë për në burg. Karriera ime ishte duke shkuar për dreq dhe në atë moment mendova ‘çfarë dreqin po ndodh?’.
Ata më dhanë një çantë që të vendosja gjithçka kisha dhe më dërguan në një dhomë. Më pas polici u largua për një moment. Isha i dëshpëruar. Kisha disa monedha të mbetura, kisha dëgjuar se po t’i gëlltisje monedhat nuk dilje pozitiv dhe ashtu bëra.
Shpëtova për mrekulli, por nuk e di nëse ndodhi nga monedhat. Në vend që të shkoja në shtëpi, mora taksi për në kazino.



