Fatbardh Jera, ish-futbollisti i Kombëtares, i ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV shprehu pakënaqësitë e tij për pjesën e parë që kuqezinjtë bënë kundër San Marinos. Sipas Jerës ne kemi një mesfushë jo në nivelin e duhur, ndërsa një tjetër gabim ishte edhe mungesa e lojtarëve të krahut në pjesën e parë.
‘Kur nuk është loja e kënaqshme normalisht që krijohen edhe pakënaqësi. Në pjesën e parë mungoi totalisht loja nga krahu. Është dizastër që kundër San Marinos në pjesën e parë mos të shkosh njëher në krahë.
Ne kemi problem me mesin e fushës. Në mbrojtje dhe në sulm ka konkurencë, ndërsa aty jo.
Ka tre raste që Gjimshiti ishte në krahun e majtë. Ndoshta duhet të marrin iniciativë më shumë lojtarët kryesorë. Për mendimin tim Roshi nuk është në krahun e majtë, ndërsa Uzuni për të djathtin. Pjesa e dytë ishte vetëm me fundore. Lojtarët nga krahët e shfrynë San Marinon,’-u shpreh Jera.



