Balotelli bëhet me skuadër të re, prezantohet në Turqi

Balotelli bëhet me skuadër të re, prezantohet në Turqi

Mario Balotelli ka ndryshuar përsëri ekip, pas një sezoni me Monzan në Serie B italiane. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi, më saktë te skuadra e Adana Demirspor, me të cilët është bashkuar ditën e sotme. Këtë e kishte konfirmuar edhe vetë presidenti i klubit turk, Murat Sancak, i cili në një prononcim të dhënë së fundmi u shpreh se lojtari do të jetë pjesë Adana Demirspor.

“Marrëveshja me Balotellin është 85% e bërë. Ai na kontaktoi përmes kapitenit Inler dhe na tha se dëshiron të vijë këtu. Do të mbërrijë në Turqi shumë shpejt. Balotelli dëshiron të vijë këtu për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Gjysmën e pagës së tij do e paguajë sponsori. Njerëzit thonë se ai është i çmendur, por ne jemi Adana Demirspor dhe dimë si ta menaxhojmë”, tha presidenti.

Ndërkaq ka qenë vetë klubi turk që nëpërmjet faqes zyrtare ka prezantuar afrimin e sulmuesit italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy