Genoa të hënën konfirmoi se 14 pjestarë të klubit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye janë ngritur shumë pikëpyetje.
Për këtë arsye sot klubi ka anuluar stërvitjen e programuar paradite në orën 10 pasi i gjithë stafi do t’u nënshtrohet testeve të tjera të koronavirusit. Në varësi edhe të përgjigjjeve është parashikuar një tjetër seancë pasdite, por rreziku është që në fundjavë të mos ketë ndeshje në kampionat për Genoa-n, e cila përballet me Torinon.
Te Genoa 14 rastet ishin 8 për futbollistët dhe katër të tjerë të stafit teknik.
Deri më tani lajmi i mirë është se të gjithë futbollistët e Napolit, të cilët u ndeshën me Genoa-n fundjavën e kaluar, kanë rezultuar negative në testin e koronavirusit.



