Problemet e Barcelonës në aspektin ekonomik janë drejt reduktimit . Katalanasit dhe Juventusi duket se kanë arritur një akord për rikthimin e Miralem Pjanic në Torino duke i dhënë fund kalvareve të përjetuara nga boshnjaku në ‘’ Camp Nou ‘’ . Me rikthimin e Massimiliano Allegrit bardhezinjtë kanë fituar besimin e munguar në sezonin e kaluar dhe tashmë do të kenë në dispozicion 31 vjeçarin i cili ka rezultuar shumë efektiv në të kaluarën .
Sipas Mundodeportivos ky akord është arritur me formulën e huazimit një ose dy vjeçar të mesfushorit i cili ka pranuar uljen e pagës vetëm për të shijuar edhe një herë kënaqësinë e të qënit pjesë e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e cila kërkon me çdo kusht të arrijë majat në sezonin e ri .
Me rikthimin e ishi-t të Romës gjigandët e Scudettos kanë zgjidhur një problem evident në lidhje me funksionimin total të skuadrës dhe tashmë do ti përqëndrojnë forcat në blerjen e Manuel Locatellit i cili do ta startojë sezonin si kampion.
Dështimi në sezonin e kaluar ia ka hapur sytë drejtuesve të Juventusit të cilët e kanë hedhur hapin e parë me rikthimin e Massimiliano Allegrit por i duhen akoma përforcime për të përballuar një sezon që parashikohet shumë i ashpër në të gjitha kompeticionet .
Shfaqja e Juventusit në momentet e fundit ia ka rikthyer buzëqeshjen këtij lojtari i cili disponon njohuritë e nevojshme për Calcion dhe më gjerë për shkak të eksperiencave të mëparshme me Romën dhe ‘’ Bianconerët ‘’.
Eksperienca në Katalunjë është konsideruar një ndër më të dështuarat në karrierë por për lojtarë të niveleve të tilla gjithmonë shfaqet një dritë në fundin e tunelit . 30 ndeshjet e sezonit me ‘’ Los Cules ‘’ i kanë vënë kapakun një eksperience tepër të vështirë që parashikohet se do të ndryshojë totalisht nën urdhërat e Massimiliano Allegrit .



