Paris St Germain, ëndërron Lamine Yamalin

Paris St Germain, ëndërron Lamine Yamalin

Lamine Yamal vijon të rikonfirmojë faktin se mbetet një ndër më të mirët e aktualitetit.

Sulmuesi e ka shfaqur potencialin si me Barcelonën dhe me Spanjën dhe tashmë drejtuesit e Paris St Germain kanë nisur ofensivën për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’.

 Luis Enrique ja ka kërkuar medoemos Nasser Al Khelaifit, i cili faktikisht ka dhënë maksimumin ndër vite për ‘’ Les Pariziens ‘’. 

Në majin e 2025-sës presidenti Joan Laporta arriti t’ia rinovojë kontratën 18 vjeçarit deri në 2031-shin kundrejt 15 milionë eurove duke përcaktuar gjithashtu çmimin për vlerën e kartonit rreth 1 bilion euro. 

Kjo shifër e bën praktikisht të pamundur largimin e fituesit në fuqi Europianit me ‘’ La Furia Rojan ‘’ nga ‘’ Camp Nou ‘’ . 

Në disa media është raportuar së fundmi se oferta e sheikut nga Katari për perlën e lindur në Barcelonë do të jetë rreth 350 milionë euro, i cili është bërë pjesë e probjektit ambicioz, të lideruar nga i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’.

 Francezët vijojnë të zhvillojnë një sezon pozitiv në Champions League dhe kampionat, pavarësisht se pas 8 sfidave janë të dytët pas Marseilles. 

Vendimi natyrisht do të varet nga Lamine Yamal, shumë i rëndësishëm në ecurinë e ‘’ Los Cules ‘’ dhe Spanjës së Luis de la Fuentes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy