
Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës në Arabinë Saudite, atje ku aktivizohet me skuadrën e Al Khaleej.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 19-të, ndaj Al Feiha në Kupën, por goli i tij nuk mjaftoi, pasi skuadra e 32-vjeçarit u mposht me rezultatin 3-1.
Me këtë humbje, Al Khaleej, eliminohet nga Kupa. Ky është goli i dytë zyrtar në Arabinë Saudite për Cikalleshin, që u transferua aty në merkaton e verës.



