Major League Soccer, opsion për Neymar

Major League Soccer, opsion për Neymar

  Si në çdo merkato tjetër edhe në atë të verës pretendentët për Neymar Junior s’do të mungojnë.

 Braziliani është në një moment kyç të karrierës i cili vijon në rradhët e Santosit, ekipit të zemrës. 

Sulmuesi ka një karakter tejet kompetitiv dhe gjithmonë e ka treguar veten me ekipe shumë të rëndësishëm, për të cilin në orët e fundit ka shfaqur interes Cincinnati. 

Major League Soccer në fakt në vitet e fundit është shëndërruar në një destinacion ideal për shumë yje që lanë gjurmë në të shkuarën në Europë dhe asi i ‘’ Seleçaos ‘’ s’bën përjashtim. 

Siç dihet prezenca e Lionel Messit në kampionatin amerikan ia ka rritur ndjeshëm nivelin dhe për 34 vjeçarin mund të jetë fillimi i një tjetër eksperiencë në karrierë. 

Insistimi i drejtuesve të Cincinnatit vijon duke qenë se flitet për një lojtar kalibri i cili gjithmonë ka diçka për të treguar në fushën e blertë. 

Eksperienca në sezonin aktual me bardhezinjtë përmblidhet me 3 gola në 6 sfida, në një ndër kampionatet më të vështirë të Amerikës së Jugut siç është Brasileirao.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy