
Talentët e rinj në kontinentin e vjetër sa vinë dhe po shtohen me kalimin e kohës.
Samu Omorodion e provon këtë fakt, i cili është shëndërruar në një ndër më premtuesit aktualisht.
Sulmuesi po shkëlqen edhe në rradhët e Portos, për të cilin tashmë edhe Paris St Germain ka shprehur interes.
20 vjeçari ka lënë gjurmë edhe tek kombëtarja e Spanjës në kategorinë e moshave, i cili impresionoi në ndeshjen e zhvilluar kundër Maltës.
Paraqitjet po i sigurojnë interesin e ekipeve cilësorë në aspektin sportiv dhe potentë në atë ekonomik.
‘’ Les Pariziens ‘’ janë një ndër klubet më të pasur të botës dhe Nasser Al Khelaifi vijon të investojë fuqimisht pasi është i bindur se një ditë do ta thyejnë akullin në Champions League, ëndërra në sirtar e sheikut nga Katari.
Me portugezët Samu Omorodion e ka filluar sezonin ashtu siç duhet , me të cilët deri më tani ka shënuar 7 gola në 7 sfida.
Sipas disa burimeve numri një i kryeqytetasve ka përgatitur çekun prej 100 milionë eurosh dhe duke iu referuar arritjeve të deritanishme, kjo shifër është mëse e justifikuar nga gjigandi i ofensivës.



