
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se Ronald Koeman do e drejtojë skuadrën, vetëm në rast se nuk gjendet një trajner më i mirë se ai. Laporta ka qenë i qartë kur ka thënë se Koeman nuk është i preferuari i tij, por në tej shtoi se nuk largohet, pa u gjendur një më i mirë.
“Unë ia thashë atij se nuk është i preferuari im dhe jam duke kërkuar për një trajner të ri. Megjithatë në rast se nuk e gjej një më të mirë, atëherë Koeman do të vazhdojë në krye të skuadrës edhe për sezonin tjetër. Gjatë sezonit u bënë gabime të mëdha dhe ne kemi nevojë për ndryshime. Në Champions, ndaj Paris Saint-German, ne treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Messi dëshiron që Barcelona të synojë objektiva madhorë.”, tha Laporta.
Kujtojmë se Koeman e mori drejtimin e Barcelonës në fillim të sezonit që sapo përfundoi dhe nuk arriti të përmbushë objektivat e klubit, që ishin fitimi i kampionatit ose trofeu i Champions League.



