
Cristiano Ronaldo, u grumbullua nga Portugalia për ndeshjet e muajit mars, ndonëse luan në një kampionat si ai i Arabisë Saudite.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi 37-vjeçar, deklaroi se kampionati arab është shumë kompetitiv dhe ka shumë cilësi.
Ndihem shumë mirë. Nëse nuk do të ishte kështu, unë nuk do të gjendesha në këtë grumbullim me Kombëtaren. Po luaj në një kampionat shumë kompetitiv.
Liga saudite duhet të shihet nga një tjetër këndvështrim. Natyrisht që nuk është si Premier League. Do të gënjeja po të bëja këtë krahasim, por është realisht shumë konkurruese.
Ka shumë skuadra të mira, kampionati është i ekuilibruar. Lojtarët arabë janë të mirë, të huajt shtojnë cilësinë. Brenda 5-6 viteve, liga saudite ndoshta do të jetë kampionati i katërt ose i pestë më konkurrues në botë.



