
Tirana triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Egnatias në ndeshjen e fundit të Superiores, por ky triumf nuk i mjaftoi kryeqytetasve, për tu futur në “Final Four”.
Suksesi i Skënderbeut ndaj Vllaznisë, ka bërë që në katërshen e parë të futen korçarët.
Ndërkohë Tirana e mbyll kampionatin në vendin e pestë me 50 pikë, ndërsa Egnatia me 63 pikë në krye, në kuotë të barabartë pikësh me Partizanin.



