
Barcelona prej kohësh është vënë në dispozicion të dëgjimit të ofertave për Sergino Dest pasi hollandezi duket se nuk bën më pjesë në planet e Xavi Hernandez .
Puna e spanjollit vijon e shkëlqyer , gjë që e demostroi edhe në fitoren e djeshme në një fushë të vështirë si ajo e Galatasarayt duke prere biletën për në çerekfinalet e Europa Leagues por problemet fizike të mbrojtësit ia kanë zbehur imazhin duke e shëndërruar në një zgjedhje të dytë për ish mesfushorin .
Megjithatë një dritë në fund të tunelit është shfaqur dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ , Napoli po bën përpjekje maksimale për 21 vjeçarin dhe kështu do ti bëjë presion Romës për të trifumfuar në këtë histori.
‘’ Azurrët ‘’ prej shumë vitesh janë larguar nga trofetë dhe duan thyejnë akullin pavarësisht se do të jetë e vështirë por napoletanët duhet të përgatiten sepse përbëhen nga lojtarë shumë cilësore që mund të befasojnë secilën skuadër në Itali apo përtej kufinjve .
Qëndrimi në ‘’ Camp Nou ‘’ ka qenë gjithmonë i shoqëruar me shumë peripeci sepse të jesh pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ kërkon një përgatitje të veçantë dhe një identifikim me ngjyrat e kësaj fanelle që peshon shumë .
Me ikjen e Ronald Koeman u mendua se ishi i Ajax Amsterdamit do të rikuperonte formën por si duket eksperinca është drejt fundit dhe Barcelona mendon se mund të dalë e fituar në këtë operacion dhe të rikthejë në arkat e saj investimin 21 milionë eurosh .
Problemet fizike janë shkaktari kryesor i performancave të dobëta të Sergino Dest dhe Napoli i ka ofruar një tjetër shans për të treguar aftësitë pasi qëndrimi tek Barcelona nuk garanton sukseset në të ardhmen .



