Ronaldo cakton datën e tërheqjes

Ronaldo cakton datën e tërheqjes

   Me një karrierë brilante që është shoqëruar me shumë trofe, Cristiano Ronaldo gjatë një interviste për gjermanen ‘ DAZN ‘  ka deklaruar se kur do ti japë lamtumirën futbollit të luajtur .

Portugezi , fitues i 5 Topave të Artë dhe shumë trofeve të tjerë sigurisht ka shënuar një risi në botën e futbollit duke e treguar vit pas viti se është një makineri golash dhe tashmë është i vetëdijshëm se i mbeten edhe pak vite në tapetin e gjelbër .

 Pavarësisht dëshirës së madhe për të shënuar gola dhe ndihmuar Manchester United dhe Portugalinë , 37 vjeçari është shprehur se ku do të tërhiqet dhe gjithashtu momentin e saj :

“  Jam i vetëdijshëm se nuk me mbetet edhe shumë kohë por dua të luaj edhe për  katër ose pesë vite dhe të fitoj trofe të rëndësishëm ‘’ , theksoi ‘’ Cr7 “ .

Kjo deklaratë mund të justifikohet pa problem me rendimentin në fushë , aty ku Cristiano Ronaldo shëndërrohet në një makth për çdo rival dhe gjithashtu  të dërgon në konkluzionin se ‘’ The Red Devilsat ‘’ mund të jenë eksperienca e parafundit për bomberin i cili mund ti vërë pikën karrierës së mrekullueshme pikërisht tek Sportingu Lisbonës , ekip ku u rrit dhe fitoi respektin e miliona sportdashësve në të gjithë planetin.

Uria për sukses  e ka shoqëruar në çdo hap ishi-n e Real Madridit i cili s’njeh asnjë limit dhe kërkon gjithmonë protagonizëm. 

15 gola dhe 2 asiste në 29 sfida flasin për një lojtar të rrallë dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të kenë kënaqësinë e  shijimit të prezencës së sulmuesit nga Madeira edhe për disa sezone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy