
E ardhmja e Lautaro Martinez ka pësuar një ndryshim në orët e fundit . Argjentinasi ishte shumë afër Barcelonës në të kaluarën por italianët siguruan qëndrimin e sulmuesit në "Giuseppe Meazza". Këmbanat e alarmit vijojnë të bien për 23-vjeçarin, edhe pse "Los Cules" nuk mundën t'i përgjigjeshin kushteve të zikaltërve për lojtarin nga Bahia Blanca. Në sfidën që Interi zhvilloi kundër Romës, Lautaro Martinez përjetoi një episod të sikletshëm me Antonio Conten, për shkak se italiani preferoi ta zëvendësonte dhe ky fakt ka shtuar zërat për largimin nga Interi. Kandidatët e ishit të Racing Club janë shumë potentë sepse sipas "90 Min England", Manchester City, Liverpool dhe Chelsea pa harruar as Real Madridin do të luftojnë ashpër.
Këto skuadra po punojnë me shumë intensitet dhe Lautaro Martinez konsiderohet i duhuri edhe pse janë koshientë se Interi do të rezistojë për yllin e sulmit. Bardhekaltërit vinë pas një sezoni për tu duartrokitur sepse kanë merituar kualifikimin për në finalen e Champions Leagues ku do të ndeshen kundër Chelseat . Alternativa Lautaro Martinez vjen pas asaj të Erling Haaland por për ‘’ The Citiziens ‘’ çmimi i vënë nga Borussia Dortmundi është paksa i tepruar ndërsa për ‘’ El Toron ‘’ cilësohet më i përballueshëm.
Por anglezët nuk janë ndalur me kaq sepse ndjekin me kujdes edhe Romelu Lukakun .
Në vendin e dytë janë ‘’ The Redsat ‘’ . Liverpooli nuk e ka të qartë se çdo të behet me Mohamed Salah por nëse do ti japë fund aventurës në ‘’ Anfield Road ‘’ do të kenë mjaftueshëm buxhet për të tentuar argjentinasin . Portali i famshëm Transfermarkt e konsideron vlerën e kartonit të tij 70-80 milionë euro që mund ta ndihmojë për të nisur ofensivën për sulmuesin . Ndërsa Chelsea kërkon të nisin një projekt te ri dhe është ndërmjet argjentinasit dhe norvegjezit .
Vështirësia e operacionit nuk ka nevojë për koment por milionat e Roman Abramovich ndoshta do ti favorizojë ‘’ Blute e Londrës ‘’ për arritjen e objektivit .



