Colella: Merkato e Partizanit mbyllet me një mbrojtës, e njohim mirë Egnatian

Colella: Merkato e Partizanit mbyllet me një mbrojtës, e njohim mirë Egnatian

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella, ka folur para mediave, në prag të sfidës së parë të kampionatit, që Partizani do të luajë ditën e nesërme ndaj Egnatias.

Tekniku italian, deklaroi se e njeh mirë kundërshtarin, pasi e kanë studiuar, ndërsa shtoi në skuadër nuk ka të dëmtuar dhe do të jenë të gjithë gati.

I pyetur për merkato, Colella zbuloi se pret vetëm një mbrojtës dhe më pas nuk do të ketë afrime të tjerë.

Egnatian e njohim mjaft mirë. Kemi dërguar njerëzit tanë për ta parë. Si Egnatia do t’i përgatisim të gjitha ndeshjet në vijim. Kemi njohuri për sa i përket kundërshtarit. Situata në skuadër është shumë e mirë. Nuk kemi asnjë të dëmtuar. Mund të përmirësohemi dhe më shumë.

E sigurt është që Da Silva dhe Mensah, nuk do të kenë shumë minuta në këmbë, por gjendja e tyre është mjaft pozitive. Në skuadër do të afrohet një mbrojtës qendre dhe nuk do të ketë tjetër.

Kam gjetur një skuadër jo me entuziazmin që duhet të ketë, por është një skuadër shumë e mirë. Sigurisht, nëse do të kishte moral, unë nuk do të kishte këtu, por do të vazhdonte trajneri i mëparshëm.

Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektivat këti. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe më pas do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti jonë.

Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë. Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime të fitojë gjithmonë.

E shikoj të plotësuar repartin e sulmit. Siç ju thashë dhe më parë, i fundit që kërkoj është një mbrojtës qendre. Nëse nuk do të ketë lëvizje të tjera mund ta konsiderojë të mbyllur merkaton.

Mendoj që në këtë sezon kampionati shqiptar do të jetë më i ekuilibruar se në sezonet e kaluara. Ndoshta në letër Tirana mund të jetë diçka më shumë. Por mendoj që kampionati do të jetë shumë i ekuilibruar. Dhe ne jemi në garë njësoj si të tjerët dhe do ta provojmë deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy