Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, foli për shkarkimin e Jose Mourinho nga drejtimi i Romës.
Capello deklaroi se pronarët amerikanë e trajtuan pa respekt Mourinho-n, ashtu siç bënë edhe ata të Milanit në verë.
Sipas tij, duhej treguar më shumë respekt për trajnerin portugez dhe largimi duhej të vendosej ndryshe.
Më duket se këta pronarët amerikanë kanë të njëjtën mënyrë për të menaxhuar situatat pa respekt për ata që punojnë me ta. Kujtojmë se si u largua Maldini nga Milani, tani Mourinho me metodat e tij… Nga ana e tyre, nuk ka ndjeshmëri, vetëm biznes. Besoj në diçka tjetër, duhet respekt për ata që punojnë me ty dhe disa gjëra duhen komunikuar në mënyra të tjera.
Nuk e prisja lëtë shkarkim. Mbi të gjitha nuk e prisja në këtë mënyrë. Ishte e qartë se kishte vështirësi, ai kërkonte gjëra dhe nuk merrte përgjigje. Mourinho u trajtua pa respekt, është një mënyrë sjelljeje që nuk më bind.
Më ka ndodhur me Rusinë: po shkoja në aeroport, më telefonuan dhe më thanë që marrëveshja kishte mbaruar, por isha në Rusi, këtu duhet të ketë diçka ndryshe.



