
Gazetari Lirim Zalla, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se Egnatia dhe Partizani po tregojnë karakter.
Sipas tij, do të jenë këto dy skuadra që do e mbyllin në vendet e para në fund të kampionatit.
Partizani dhe Egnatia, janë profilizuar tashmë. Partizani ka dy ndeshje më shumë për të luajtur.
Këto dy skuadra, e kanë marrë xhiron e tyre të ritmit, janë skuadra që po tregojnë karakter. Besoj se këto dy skuadra do të jenë dy të parat në fund.
Është një pozicion shumë i mirë. Partizani i ka të gjitha shanset me dy ndeshjet e radhës, për të marrë kreun.



