Ish-mbrojtësi i Milanit Paolo Maldini dhe djali i tij Daniel janë prekur nga koronavirusi.
Ky lajm u bë publik nga klubi kuqezi përmes një deklarate për mediat.
Paolo Maldini, 51 vjeç, mësohet se kishte kontaktuar një person që ishte i prekur nga virusi.
Ai u testua dje dhe doli se ishte pozitiv me Covid-19, gjithashtu edhe djali i tij Daniel.
Maldini një ish-lojtar dhe drejtor teknik i klubit, vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë që Italia ka prodhuar. Ai ka realizuar 647 paraqitje në Serie A me klubin e Milanit.
Daniel, 18 vjeç, bëri debutimin e tij në Milano këtë sezon.
“Paolo dhe Daniel janë në gjendje të mirë dhe pasi kanë kaluar më shumë se dy javë në shtëpi pa kontakte të jashtme, siç kërkohet nga protokollet mjekësore dhe shëndetësore, do të zgjasin karantinën për sa kohë të jetë nevojshme për një shërim të plotë klinik”, citohet nga deklarata e klubit.



