Ajeti: Duam sukses si në 2016! Me Izraelin dhe Islandën, ndeshje vendimtare

Ajeti: Duam sukses si në 2016! Me Izraelin dhe Islandën, ndeshje vendimtare

Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka nisur grumbullimin këtë të hënë, në prag të dy sfidave të muajit shtator, ndaj Izraelit dhe Islandës.

Ditën e sotme, në konferencë para mediave, ka folur mbrojtësi Arlind Ajeti. Ky i fundit u shfaq i lumtur për ftesën nga trajneri Reja, ndërsa shtoi se do të jetë e vështirë zëvendësimi i dy mbrojtësve, Marash Kumbulla dhe Berat Gjimshiti.

Janë ndeshje vendimtare dhe nuk kemi filluar stërvitjen, sapo jemi bashkuar. Kemi kohë për t’u përgatitur, do bëjmë maksimumin. Lojtarët janë të rinj, për mua s’ka rëndësi. Është kënaqësi të jesh me Kombëtaren, sa herë jam i ftuar jam i kënaqur.

Kam luajtur katër ndeshje të plota në Itali, nuk mund të them a e prisja ftesën. Kam objektiv të jem në ekip, unë jam gati të jem këtu dhe këtë e vendos trajneri.

Kemi lojtarë me kualitet jashtë, unë do jap maksimumin. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë.

Mundohem të jap më të mirën, si në 2016. Kualiteti është i lartë, ka cilësi sepse lojtarët janë në ekipe të mëdha. Duam suksesin si në 2016.

Futbolli është edhe fat, duhet momenti dhe vendi i duhur. Fatkeqësisht kemi dëmtime dhe me këtë ekip do bëjmë më të mirën.

Kemi kundërshtar të fortë. Të përgatisim mirë Izraelin për tri pikët, të shohim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy