Brdaric: Rikthimi te Vllaznia, vendim zemre. Duam titullin kampion, skuadra ka cilësi

Brdaric: Rikthimi te Vllaznia, vendim zemre. Duam titullin kampion, skuadra ka cilësi

Trajneri Thomas Brdaric, bëri prezantimin e tij në stolin e Vllaznisë, aty ku do të pasojë të larguarin, Qatip Osmani.

Brdaric deklaroi se ishte një vendim zemre për tu rikthyer në Shkodër, ndërsa deklaroi se kërkon titullin kampion.

Jam i kënaqur që jam këtu, që punoj përsëri për këtë klub. Në këtë situatë dua të falënderoj Qatip Osmanin, ai ka bërë një punë shumë të mirë këtu dhe ka vlerësim që ka çuar Vllazninë në këto pozita.

Kështu është jeta. Ajo që ndodh tani, ndodh shumë shpejt. Ky ishte vendim zemre që të vija këtu sepse kemi prodhuar momente të bukura në të kaluarën. Në javët e ardhshme është e rëndësishme që të prodhojmë jo vetëm momente të bukura e rezultate, por edhe të shkojmë në “Final Four” për titullin.

Rikthimin te Vllaznia, Brdaric e quajti si një kapitull të ri, ndërsa shtoi se skuadra ka cilësi.

Në jetë bëjmë gabime të gjithë. Unë gaboj. Janë disa keqardhje, disa gjëra jo. Unë nuk shoh mbrapa, kjo është jeta dhe unë jam pozitiv. Kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin (Xhaferin). Ndoshta vetëm 2 ditë në jetën time nuk kam pasur marrëdhënie të mira me Albanin. Tani është kapitull i ri, i jam mirënjohës që jam këtu përsëri me tifozët, me klubin, me ekipin, që të arrijmë objektiva të mirë në javët e ardhshme.

Për mua, skuadra ka cilësi. Në fund të ditës të duhet edhe fat për të fituar ndeshjet, por është shumë e thjeshtë të thuash që skuadra do besim. Duhet të jemi të mirë fizikisht dhe kjo është ku do punojmë në javët e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy