
Interi ka rinovuar kontratën me mesfushorin Marcelo Brozovic. Palët kanë rënë dakord, të zgjasin bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2026.
Kroati është një titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Inzaghi.
Rëndësia e lojtarit u pa edhe në ndeshjen ndaj Sassuolo, kur mungonte dhe Interi u mposht, duke mos krijuar dot përpara raste.



