Brighton nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Graham Potter, i cili mori drejtimin e Chelsea.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se drejtuesit e Brighton kanë vendosur t’i besojnë drejtimin e skuadrës, trajnerit italian, Roberto De Zerbi.
43-vjeçari ka vetëm një eksperiencë larg Italisë, në Ukrainë me Shakhtar Donetsk që zgjati vetëm 30 ndeshje, nga 25 maji i vitit 2021 deri në korrikun e këtij viti.
Për De Zerbi-n, ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë, pasi do të drejtonte për herë të parë në Premier League, e mbi të gjitha me një skuadër shumë ambicioze, ndërsa më parë ka drejtuar ekipe si Foggia, Palermo dhe Benevento.



