Atletico Madridi, insiston për Luis Millan

Atletico Madridi, insiston për Luis Millan

  Përpjekjet tek Atletico Madridi referuar merkatos dimërore vijojnë, duke qenë se traineri Diego Simeone ka kërkuar përforcime. 

‘’ El Cholo ‘’ i ka qëndruar besnik ‘’ Los Colchoneros ‘’ pasi është i ndërgjegjshëm për potencialin e tyre në çdo kompeticion. 

Argjentinasi në bashkpunim me stafin tashmë e kanë deklaruar objektivin e rradhës dhe flitet për Luis Millan.

 Për 31 vjeçarin e Getafes presidenti Enrique Cerezo ka përgatitur çekun afro 15 milionë euro, edhe pse duhet theksuar se nuk do të jetë aspak e lehtë. 

Arsyeja është e thjeshtë dhe lidhet me rëndësinë e Luis Millas në 11-shen e Jose Bordalas. 

Megjithatë, një tjetër alternativë është edhe huazimi i tij tek kryeqytetasit për shifrën e 8 milionë eurove, të cilën krerët e ‘’ Los Azulones ‘’ po e shqyrtojnë me shumë kujdes. 

Katër sezonet në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ e kanë shëndërruar Luis Millan në një lojtar stabël, prezenca e të cilit i ka dhënë gjithmonë shtysën e duhur gjatë sfidave. 

Një avantazh nëse do të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ është se e njeh shumë mirë Atletico Madridin dhe në përgjithësi kampionatin spanjoll, edhe pse rivaliteti vijon të jetë tejet i ashpër dhe të jesh nën urdhërat e Diego Simeones është një vështirësi më vete. 

Gjithçka do të varet nga ecuria e mëtejshme dhe bisedimet ndërmjet palëve, për një lojtar të cilin për të katërtin sezon rradhazi vijon të bëjë diferencën tek Getafe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy